Miliarderi japonez Yusaku Maezaëa kërkon 8 persona për t’ju bashkuar atij në një udhëtim në Hënë me SpaceX të Elon Musk, shkruan BBC, transmeton abcnews.al.
“Dua që njerëzit e të gjithë prejardhjeve të bashkohen për të shkuar në Hënë”, tha ai përmes një postimi në Tëitter, ku ndau gjithashtu mënyrën sesi mund të aplikoni.
Watch this video to learn more about the selection process. It also contains a special message from @elonmusk #dearMoon
↓Check the full versionhttps://t.co/i3ucR6BB44 pic.twitter.com/B3d8g0JvvP
— Yusaku Maezawa (MZ) (@yousuckMZ) March 2, 2021
Ai tha se do paguajë vetë të gjithë udhëtimin, kështu që ata që do të jenë në bord do të fluturojnë falas, informon abcnews.al.
Misioni i quajtur DearMoon, është planifikuar për udhëtim në 2023. Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të përparojnë çfarëdo aktiviteti në të cilin të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shoqërinë më të madhe në një farë mënyre dhe të jenë të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme, tha miliarderi.
Ky do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit, që nga viti 1972./e.b-abcnews.al