Në Kosovë pritet të mbërrijnë mbi 100 mijë vaksina nga skema e Covax

schedule22:36 - 2 Mars, 2021

schedule 22:36 - 2 Mars, 2021

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka konfirmuar se Kosova do të jetë në mesin e vendeve që do të përfitojë vaksinën anti-Covid nëpërmjet skemës së COVAX.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se Kosova përfiton 100,800 doza që pritet të mbërrijnë gjatë periudhës mars-maj.

“Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX (Shkurt-Maj 2021). Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza”, shkruan Hoti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!