Inter vazhdon të kryesojë klasifikimin e numrit më të madh të tifozëve në stadiumet italiane. Zikaltrit këtë sezon kanë regjistruar 8 mijë abonime më shumë se një vit më parë.
Edhe pse nuk ka patur paraqitjen që tifozët kanë dashur, Inter vazhdon të jetë ndër skuadrat më të ndjekura në stadiume. Fushata e abonimeve ka përfunduar dhe këtë sezon zikaltrit regjistrojnë 38 mijë abonentë, 8 më shumë se një sezon më parë.
Klubi ka njoftuar se kanë përfunduar abonimet dhe tashmë për të ndjekur skuadrën e Spalletti-t edhe bileta është vështirë të gjesh. Vetëm në javën e dytë të kampionatit ndaj Torinos, Inter solli në San Siro 59.135 spektatorë
Prej disa vitesh Inter dominon klasifikimin e numrit më të madh të shikuesve. Janë e vetmja skuadër që ka kaluar kufirin e 50 mijë tifozëve në ndeshje në këtë sezon. Edhe përllogaritjet mesatare nxjerrin Interin kampion sa i përket numrit të tifozëve 24.750 në çdo ndeshje, më e larta në 10 vitet e fundit në Serie A.
Në këtë klasifikim, Milan është në vendin e dytë më më shumnë se 30 mijë, ndërsa Juventus në të tretin me 29.300 abonime./abcnews.al