Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë virtuale me Emanuel Macron të martën në mbrëmje, pas një periudhe të gjatë tensioni, si personalisht ashtu edhe kombëtar.
Sipas raporteve nga Ankaraja, Erdogan tha se Franca dhe Turqia kanë “perspektiva serioze për bashkëpunim”, ndërsa të dy vendet mund të japin kontribute të rëndësishme në sektorët e sigurisë dhe paqes nga Evropa në Kaukaz, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
“Si dy aleatë të fortë të NATO-s, ne mund të japim një kontribut të rëndësishëm në sigurinë, stabilitetin dhe paqen në një zonë të gjerë gjeografike, nga Evropa në Kaukaz, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ne mund të hedhim hapa kolektivë dhe të veprojmë në mënyrë solidare” tha Erdogan.
Erdogan gjithashtu i tha Macron se të dy vendet mund të ndërmarrin veprime të përbashkëta kundër terrorizmit. Përveç kësaj, presidenti turk i shprehu ngushëllimet Macron për vdekjet që ka regjistruar Franca për shkak të koronavirusit./ db/ Abcnews.al