Fushata dhe pakti PD-LSI, analisti: Berisha, Rama e Meta asgjësues, Basha tjetër dimension

schedule18:11 - 2 Mars, 2021

schedule 18:11 - 2 Mars, 2021

Analisti, Neritan Alibali i ftuar në studion në ABC përballë gazetarit Endri Xhafo foli për fushatën e 25 prillit, ndërsa komentoi reagimet e fundit të politikanëve gjatëve takimeve me qytetarët në zona të ndryshme të vendit, në prag fushate.

“Presidenti ndoshta apo krijon një platformë politike për të ardhmen, por duhet të kemi parasysh faktin që janë retorika të cilat pranohen në një fushatë elektorale. Kemi liderë që shprehen se nëse nuk i realizojnë premtimet, nuk do të kërkojnë një mandat tjetër. Kemi lider mazhorancë që pranon deri diku se mandati i dy ishte dështim por justifikohet me faktin se pandemia dhe tërmeti e ka ndaluar atë që realizoje të gjitha premtimet”, u shpreh analisti.

Gjatë bashkëbisedimit në studio, Alibali tha se gjuha e ashpër e përdorur  nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, është një retorikë politike , pasi përfshihet edhe fushata elektorale që po zhvillohet.

 “Presidenti i Republikës ka platformën e tij, ka hyrë edhe ai në fushatë dhe po bën lojën e LSI-së. Forca politike që ai ka krijuar është një forcë e majtë. Unë besoj se në përdorimin e  gjuhës së tij të ashpër përfshihet fushata elektorale që po zhvillohet deri më tani.

Lulzim Basha është lider i një dimensioni tjetër. Jo i njëjtë, as me Sali Berishën, as me Edi Ramën dhe as me Ilir Metën. Kjo treshe është një grup liderësh asgjësues, goditës dhe luftarak, ndërsa Basha është një tjetër klasë politike. Një njeri që nuk i shkon agresiviteti, do të thoja është një lider europian përballë liderëve modern populistë në Ballkan”, tha Alibali.

Sa i përket marrëveshjes së arritur së fundmi ndërmjet LSI-PD, ai tha se në aspektin ideologjik ko marrëveshje nuk ka ndonjë vlerë të madhe, duke shtuar se vlera e saj është elektorale pasi shihet si një demonstrim forcash.

“Në aspektin ideologjik kjo marrëveshje parimesh nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Kjo ka vlerë elektorale pasi është një demonstrim forcash pasi siç thuhet bashkimi bën fuqinë. Partia Demokratike ka një përvojë të madhe me aleatë pasi ka dalë në shumë zgjedhje me koalicion, pra kanë përvojën. Nuk besoj se do të ketë përplasjen që ka pasur mes PS dhe LSI gjatë vitit 2013”, u shpreh më tej Alibali.

Së fundmi ai u shpreh se vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme sa i përket korrupsionit.

“Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme sa i përket korrupsioni dhe mënyrat e krimit të organizuar për të penetruar në pushtet bëhen më të sofistifikuara sa vetë ligji”, tha më tej Alibali.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!