Zbardhet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë

schedule13:41 - 5 Shtator, 2018

schedule 13:41 - 5 Shtator, 2018

Një shqiptar 43-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Mediat spanjolle që raportojnë lajmin e identifikojnë viktimën me emrin Fatmir A. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar. Policia është lajmëruar nga banorët e zonës Reus ne provincën e Katalonjës, për një trup të pajetë në mes të rrugës. Viktima ishte qëlluar me tre plumba.

Mediat spanjolle publikojnë të dhëna nga hetimet e policisë vendase sipas së cilës, viktima kishte qenë i dënuar me burg më parë për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në Kambril në 2008. Mësohet se kjo vrasje kishte ndodhur pas prishjes së pazareve mes dy shqiptarëve për trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Sipas mediave spanjolle, 43-vjeçari shqiptar kishte dalë nga burgu pak kohë më parë, por menjëherë është bërë pré e hakmarrjes. Disa dëshmitarë kanë thënë se autori i vrasjes së shqiptarit është larguar me një makinë të zezë. Ndërsa disa banorë i thanë policisë se kanë dëgjuar disa të shtëna armësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!