Mediat italiane kanë identifikuar 32-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën në Itali pas një konflikti me një tjetër shqiptar.
Ai është Arben Kola dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në Chiari, ndërsa autori është arrestuar nga policia italiane.
Sipas të dhënave të policisë Kola dhe një 26-vjeçar janë konfliktuar jashtë një salle lojërash. Viktima është rrëzuar duke përplasur kokën në trotuar dhe sapo ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
26-vjeçari shqiptar i arrestuar rezulton me precedentë penal dhe po hetohet për vrasje./abcnews.al