“Teuta pika e kthesës”, Zogovic: U sqarova me Da Silvan, gabova te rasti i golit

schedule11:33 - 2 Mars, 2021

schedule 11:33 - 2 Mars, 2021

Vllaznia luan nesër një ndeshje të rëndësishme me Teutën, teksa vjen pas një ndeshje të humbur me Tiranën. Te rasti i golit të Bathës, Zogovic dhe Adili nuk u morën vesh si duhet dhe topi përfundoi në rrjetë. Në konferencën për shtyp para Teutës, Bojan Zogovic flet për rastin e golit dhe sherrin me Da Silvan.

“Kam bërë analizën e vetes. Te goli kam reaguar gabim, më vjen keq, por vazhdojmë para. Sherr me Da Silva pas golit të Bathës? Nuk janë të çuditshme këto raste. Kemi pasur një debat gjatë ndeshjes, më pas kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi sqaruar gjithçka.

Kushdo dëshiron të fitojë ndeshjen. Nuk ishte diçka që nuk ndodh në futboll. Unë nuk shoh probleme në atmosferën e ekipit. Ndeshja ndaj Tiranës e ka ulur disi entuziazmin. Kemi analizuar ndeshjen dhe e dimë ku kemi gabuar. Do marrim rezultat pozitiv nesër dhe do e rikthejmë të njëjtën atmosferë që kishim.

Kam luajtur edhe në kampionate të tjerë, por këtu diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve që dalin kampion dhe atyre që bien. Jemi përgatitur për Teutën, ndaj tyre kemi një ecuri të mirë dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kthesë për të vazhduar ku ishim më parë”, u shpreh Zogovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!