Përhapja e varianteve të koronavirusit ka rritur frikën për shtimin e rasteve në SHBA.
Shefja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se ishte e shqetësuar nga të dhënat e fundit rreth Covid-19. Dr Rochelle Walensky tha se rreth 70,000 raste të reja në ditë ishin regjistruar javën e kaluar – “një shifër shumë e lartë”.
Ka shumë versione të ndryshme, ose variante, të Covid-19 që qarkullojnë, por ekspertët e shëndetit janë veçanërisht të shqetësuar për disa prej tyre që duket se janë më ngjitës, përfshirë ato të zbuluara së pari në MB, Afrikën e Jugut dhe Brazil.
Të dhënat e CDS-së tregojnë se varianti britanik është më dominues në SHBA në krahasim me variantet e tjera.
Sa e kërcënuar është SHBA-ja nga variantet e reja?
Numri i rasteve dhe viktimave pësuan një rënie muajin muajin e kaluar, pas vaksinimit të një pjesë të popullsisë. Por CDC thotë, se derisa të vaksinohen më shumë njerëz, variantet mund të sjellin një rritje të rasteve, duke kërcënuar sistemet shëndetësore tashmë të mbingarkuara.
Janë raportuar më shumë se 2,463 raste që përfshijnë variante shqetësuese, sipas të dhënave të CDC . Shumica e atyre rasteve – të paktën 2,400 – janë varianti britanik.
Nuk ka asnjë provë që ndonjë nga variantet shkakton simptoma më serioze për shumicën e njerëzve që infektohen. Shkencëtarët besojnë se vaksinat aktuale ofrojnë mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja, raporton abcnews.al
Fushata e vaksinimit në SHBA
Që nga e hëna, SHBA ka administruar më shumë se 76 milion doza të vaksinës, sipas të dhënave të CDC.
Sipas raporteve, midis të vaksinuarve në SHBA janë ish-Presidenti Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Melania Trump. Ata të dy u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas një deklaratë të këshilltarit të New York Times dhe mediave të tjera amerikane.
Një vaksinë e tretë, efikase vetëm me një dozë, e zhvilluar nga Johnson & Johnson u miratua për përdorim në SHBA të shtunën.
Rreth 3.9 milion doza të vaksinës do të shpërndahen në të gjithë vendin në ditët në vijim./abcnews.al