Çështja Barçagate, Bartomeu kalon natën në paraburgim

schedule21:44 - 1 Mars, 2021

schedule 21:44 - 1 Mars, 2021

Bartomeu dhe disa ish-vartës të tij u arrestuan ditën e sotme për shkak të çështjes Barçagate, që konsiston me skandalin e prishjes së imazhit të lojtarëve përmes rrjeteve sociale.

Ish-presidenti katalanas pritej të jepte deklaratën ditën e sotme, diçka që nuk ka ndodhur për shkak të kërkesës për të folur nën praninë e avokatëve të tij mbrojtës.

Si pasojë, nga ajo që raporton La Vanguardiam Bartomeu do e kalojë natën në ambientet e paraburgimit, së bashku me Oscar Grau dhe Jaume Masferrer dhe nesër ata do të japin deklaratën para policisë gjyqësore.

Ndërkohë Roman Gómez Ponti është liruar nga paraburgimi, teksa nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë për mediet gjatë daljes së tij. /abcnews.al