Qytetarët lezhjanë refuzojnë spitalet e Tiranës: Të hapet reparti Covid këtu

schedule14:12 - 1 Mars, 2021

schedule 14:12 - 1 Mars, 2021

Qytetarët e Lezhës refuzojnë të vijnë në Tiranë për t’u trajtuar për koronavirusin. Gazetari Gjergji Figuri raporton se qytetarët preferojnë të trajtohen nga mjekët e spitalit të Lezhës.

Vihet re një frikë nga qytetarët dhe kështu refuzojnë në mënyrë kategorike transferimin e tyre në kryeqytet. Ata kërkojnë të trajtohen në Lezhë, ndërkohë që spitali i qytetit nuk ka zyrtarisht repart Covid.

Ende nuk ka një njoftim kur mund të hapet, pasi Lezha është në skenarin e tretë të ministrisë dhe aktualisht po zbatohet skenari dy. Do të shikohet si do të vijojë situata për të përcaktuar nëse edhe spitali i Lezhës do të ketë repart Covid. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!