Nga Nwabueze, te Batha e Ibraimi: Sa mungesa “big” në mesjavë

schedule12:39 - 1 Mars, 2021

schedule 12:39 - 1 Mars, 2021

E mërkura rikthen Kategorinë Superiore dhe sërish skuadrat do të duhet të përballen me mungesa për shkak të pezullimeve. Bylisi e Laçi sërish nuk do të kenë në dispozicion lojtarë si Xhoi Carkanji dhe Kyrian Nwabueze, të pezulluar nga Disiplina me nga 10 ndeshje.

Në ndeshjet e kësaj javë u nxor vetëm një karton i kuq. Shqiprim Taipi i Skënderbeut u ndëshkua në Ballsh dhe do të mungojë në duelin e radhës në shtëpi me Kastriotin. Krutanët gjithashtu kanë një mungesë.

Indrit Prodani ka marrë kartonin e katërt të verdhë dhe këtë javë nuk mund të luajë. Mungesa të mëdha këtë javë te Tirana e Kukësi, që do të duhet të luajnë pa kapitenët.

Idriz Batha nuk do të jetë nën urdhrat e Shehit në sfidën kundër Bylisit, kurse Agim Ibraimi i mungon verilindorëve në derbin me Laçin. Teuta gjithashtu nuk do të ketë një titullar kundër Vllaznisë, mesfushorin Erando Karabeci. /abcnews.al