Arti, djali i madh i Ermal Fejzullahut feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, krahas urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë të ëmbla nga mami Ariana. Partnerja e këngëtarit ka publikuar një video në Instastory, krahas së cilës shkruan se ndihet krenare për djalin e saj.
“Sot djali im e ka ditëlindjen. Je bekimi më i madh në jetën time…dhe jam krenare për ty bir. Të don mami më së shumti në botë.”, ka shkruar Ariana krahas videos. Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve.
Ata kanë dhe dy vajza, ndërsa mirëpritën një tjetër vogëlushe në shtator të vitit 2019, të cilën e pagëzuan me emrin Ana. /abcnews.al