Lajme jo të mira për të gjithë tifozët e Romës. Ajo që kishin frikë në kampin romak ndodhi sot dhe bëhet fjalë për kapitenin Edin Dzeko.
Boshnajku e filloi si titullar sfidën e djeshme përballë Bragës, ku shënoi dhe një gol në pjesën e parë. Çdo gjë po shkonte mirë deri në minutën e 67-të, kur dhe u zëvendësua.
Sips raportimit të “Calciomercato.com”, pas testeve të kryera ditën e sotme është konfirmuar se Dzeko ka një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e majtë.
Kjo do të thotë se ai do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë dhe shpresohet të rikthehet në kohë për duelin e parë kundër Shakhtar Donetsk në Europa League. /abcnews.al