Kosovë-Serbi-Maqedoni, kufiri që ndan shqiptarët

schedule12:10 - 3 Shtator, 2018

schedule 12:10 - 3 Shtator, 2018

Liderët e Luginës së Preshevës dhe qytetarët që jetojnë në zonën jugore të Serbisë në kufirin me Maqedoninë prej vitesh kërkojnë tu hapet një pikë kalimi kufitar pasi në të dyja anët jetojnë familje që i ndanë kufiri. Ata ndonjëherë presin për orë të tëra pavarësisht se ekziston rruga që lidh dy fshatra. Mijëra prej tyre kanë ikur ndër vite si emigrant. Nën ethet e mundësisë së shkëmbimit të territoreve shpresojnë për zgjidhje ose jetë më të mirë.

Trekëndëshi Kosovë, Maqedoni Serbi -fshati Miratoc i Preshevës. Këtu jetojnë mijëra shqiptarë. Në anën tjetër në fshatin Llojan në Maqedoni po ashtu. Kufiri është mbyllur prej vitesh. Tani ata janë nën ethet e ndryshimit të kufijve. Këtu kanë kaluar shumica e refugjatëve në rrugën e Ballkanit nga Siria, por banorët shkojnë në zonë kufitare zyrtare pasi kufiri lokal nuk është vendosur më. Zejnullah Haliti, është nga shumica e fshatit që kufiri i ndanë me familjet. Një kilometër e gjysmë i ndan.

Zejnullah Haliti, banor i fshatit Miratoc, Preshevë: “Bashkëshorten e kam prej Llajanit, nënën e kam prej Llajanit. Ne bëhemi 73 kilometra përmes fshatit Miratoc për me shku në Llajan. E hmbin ditën rreth kufirit. 1 orë, 2 orë bëhemi në kufi duke pritur”.

Pikën kufitare Tobanoc në Preshevë me Maqedoninë e zgjodhen kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, e presidenti serb, Alleksandar Vuçiç për tu takuar bashkë në mënyrë që të flasin për marrëdhëniet e tyre. Shqiptarëve këtu u është premtuar tu hapet një kufi prej vitesh. Papunësia është e madhe dhe bashkë me të edhe emigracioni.

“Papunësia e madhe. Janë detyru, të rinjtë sidomos, me ik në kurbet. Në qoftë se dalin nga fusha tek zona për të shiku duhet që të jesh i pajisur me dokumenta. Rreptësisht me i pas sepse kemi policinë, xhandamërinë pa marrë parasysh tek zona kufitare fort jena ndalu.”

Shpresojnë se do të jenë bashkë me Kosovën apo të paktën tu hapen kufijtë dhe mundësitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!