Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në zonën e Astirit në Tiranë e për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar Petrit Rrapi që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Rrapi po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/