Gjermani, plagosen 11 persona në përleshjet e manifestuesve

schedule14:17 - 2 Shtator, 2018

schedule 14:17 - 2 Shtator, 2018

Përleshjet mes manifestueve në dy protesta në ndryshme kanë lënë 11 persona të plagosur në Gjermani. Prej disa ditësh në Chemnitz ka protesta kundër emigrantëve nga eksponentë të ekstremit të djathtë. Këto manifestime nisën për shkak të një vrasjeje ku i dyshuari kryesor është një azilkërkues.

11 persona u plagosën gjatë dy manifestimeve antagoniste të 8 mijë peronave të zhvilluara të shtunën në Chemnitz në Gjermani, të mbajtura në njërën anë nga ultra të djathtët anti-emigrantë dhe në krahun tjetër nga lëvizjet e majta. Ky qytet Saxon i ish-Republikes Demokratike te GJermanisë është prej një javë epiqendra e mobilizimit të së djathtës ekstreme gjermane ndaj të huajve, pas një vrasje ku autori i dyshuar është një azilkërkues.

Grumbullimet shkuan pa incidente, në prani të një pranie shumë të madhe forcash policore të vendosura në shesh për të shmangur një konfrontim midis partizanëve të të dy kampeve. Por përplasjet ndodhën në kohën e shpërndarjes së turmave, kur më të vendosurit nga të dyja palët u përpoqën t’i afroheshin njëri-tjetrit për tu përleshur. Policia në një deklaratë të lëshuar vonë në mbrëmjen e së shtunës, tha se nëntë persona u plagosën gjatë ndërhyrjes së saj për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta,.

Pjestari i një ekipi televiziv lokal u plagos gjatë këtyre përpleshjeve si dhe iu dëmtuan pajisjet e punës. Pak përpara dy manifestimeve kundërshtare në një periferi të Chemnitz, një afgan 20 vjeccar u dhunua nga kater persona te veshur me rroba kamuflazhi. Rreth 4500 njerëz marshuan duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjeve të ndryshme ekstreme të djathtë, kryesisht Alternativës për Gjermaninë, lëvizjes anti-islame dhe atyre anti-Merkel. Disa prej të pranishëmve në protestë lëshuan parulla: “Ne jemi populli”, duke përsëritur parullën e demonstruesve gjatë rënies së regjimit komunist të Gjermanisë Lindore, në vjeshtën e vitit 1989 apo dhe “Merkel jashtë!”, ndërkohë që në duar mbanin flamuj gjermanë. Shumë të tjerë protstuan duke mbajtur në duar portrete të mëdha të viktimave të sulmeve të kryera, sipas tyre, nga azilkërkuesit.

Paralelisht, në përgjigje të thirrjes së shumë shoqatave dhe partive të majta politike, rreth 3,500 njerëz, sipas policisë, marshuan në përgjigje të sloganin: ” Zemra në vend se urrejtja” Qeveria, përmes Ministrit të Jashtëm Heiko Maas, ka mbështetur protestën e së majtës. “Gjermania ka shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme në Evropë dhe nëse njerëzit sot po marshojnë nëpër rrugë duke bërë përshëndetjen naziste, historia jonë e kaluar na detyron të mbrojmë me vendosmëri demokracinë,” shkroi ai. në Tëitter. Trazirat në krahinën e shemnizit nisën rreth 1 javë më parë, kur 800 simpatizantë të krahut të djathtë kryen një “gjueti të huajsh” në qytet, pas një vrasje për të cilën u akuzua një azilkërkues si autor i dyshuar i saj. Të nesërmen, përleshjet mes më shumë se 2.000 protestuesve të ekstremit të djathtë dhe rreth 1 mijë kundër-demonstruesve pranë ekstremit të majtë, shkaktuan shumë të plagosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!