Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1913 raste të reja me COVID-19, 869 prej të cilëve u zbuluan në Atikë, ndërsa 200 në Selanik.
Mediat greke raportojnë se kanë humbur jetën 28 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,371, që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve që janë të intubuar është 357, pjesa më e madhe e të cilëve është burra, ndërkohë që mosha mesatare është 69 vjeç.
Mbi 85% e tyre kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë mbi 70 vjeç./mv.abcnews.al