Perla ndaj Atleticos, Giroud: E çuditshme, pritëm 3 minuta për të festuar

schedule17:43 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:43 - 24 Shkurt, 2021

Oliver Giroud realizoi një eurogol mbrëmjen e kaluar. Roveshata e kampionit të botës i dhuroi Chelsea fitoren 0-1 në Madrid kundër Atleticos vendase dhe ekipi anglez është më afër kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Sulmuesi francez, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, ka folur për RMC Sport në lidhje me golin, që u desh të konfirmohej nga teknologjia VAR, vendim që mori disa minuta. “Ishte një gjest teknik që e dashuroj.

Për fatin tonë të mirë, goli ishte i rregullt, por ishte e çuditshme të festonim golin tre minuta më vonë. Tani na duhet të presim për të festuar golat, diçka që nuk më pëlqen.

5 gola në 6 ndeshjet e fundit në Champions? Jam i lumtur, shpresoj të më sjellë fat ky turne, njësoj si Europa League. Po kalojmë një moment shumë të mirë, të gjithë jemi të përqendruar në maksimum.

Në futboll nuk ke kohë për të pushuar. Të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar e dinë që unë jam shumë kërkues, pretendoj gjithmonë shumë nga vetja. E dinë edhe që mund të mbështetën tek unë edhe kur luaj pak“, përfundoi Giroud. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!