Një urë në kryeqendrën e krahinës së Vojvodinës, Novi Sad në Serbi, ishte rrënuar gjatë bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës. Dy dekada më vonë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe komisari i BE-së për dialog dhe zgjerim, Johanes Hahn, kanë ecur mbi urën e rë të ndërtuar më mbështetjen e BE-së. Serbisë i janë dhënë 3 miliardë euro pa kthim si tregues për mbështetjen nga Brukseli. Ura është konsideruar si simbol për politikën mes shtetesh në Ballkan. Vucic u shpreh pesimist për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Kam pritur që kundërshtarët e mi të festojnë pasi thanë edhe nga Evropa dhe shqiptarët se nuk do të ndryshohen kufijtë. Ata harrojnë se këta do të ishin kufijtë e Kosovës së pavarur dhe jo një mbrojtje e interesave tona. Duket e vështirë për çdo zgjidhje, por ne do të ofrojmë paqe dhe mundësi pasi nëse kërkohet asgjë-asgjë do të fitohet”.
Mysafiri nga Evropa u tha serbëve se kanë mundësi për një jetë të mirë. Por, duke I dhënë peshë simbolikës.
Johanes Hahn, komisioner i BE-së: “Nuk mund të gjej një simbolikë më të mirë se urat. Kjo urë ju lidh juve me pjesën tjetër të lumit. Urat lidhin dhe njerëzit. Çfarëdo që të bëjmë në rajon duhet t’i shërbejë paqes, stabilitetit dhe lidhjeve si kjo urë”.
Serbia do të shkoj më shpejt drejt BE-së, të paktën me trenat e ri drejt Budapestit. Presidenti serb pritet të shkoj në drejtim të kundërt në Kosovë për të biseduar me serbët për zgjidhje. /abcnews.al
Gazetar i ABC News: Idro Seferi