Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me pamjet nga një qendër shëndetësore të transformuar në kryeqytet.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo qendër e re shëndetësore do ofrojë kujdes shëndetësor për banorët e lagjes 14 në Kashar.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me një tjetër qendër shëndetësore me standardet më të mira që i shtohet Kryeqytetit, duke siguruar kujdes shëndetësor cilësor për banorët e lagjes 14 në Kashar, me një shërbim të ri afër vendbanimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al