Florian Marku është për momentin boksieri shqiptar më në zë, teksa lushnjari po bën maksimumin për të kapur majat e boksit në Angli, për të synuar më pas një titull kampion bote.
9 ndeshje asnjë humbje deri më tani. E fundit ishte para pak ditësh ndaj Rylan Carlton, një tjetër boksier i pamposhtur deri në ndeshjen me Markun. Anglezi u dorëzua në raundin e tetë.
Pas ndeshjes Marku ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe sot ai ka publikuar një tjetër video, ku shfaqen momentet e fundit para se ai të hyjë në ring.
Këngët janë gjithmonë një mënyrë efikase motivimi dhe Marku nuk mund të bënte pa një të tillë para ndeshjes. Ai motivohet me një këngë për një fshat në kufi të Kosovës me Serbinë, Tërnovcin, e kënduar nga një ushtar i forcave të Kosovës, gjatë luftës së përgjakshme të vitit 1999. /abcnews.al