Gati për Bayernin, merr fund “makthi” për Thomas Strakoshën

schedule17:15 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:15 - 23 Shkurt, 2021

Thomas Strakosha nuk zbret në fushën e lojës në një ndeshje zyrtare që nga 21 janari me Parmën në “Olimpico”. Gardiani i kombëtares sonë po kalon një sezon të vështirë, teksa gjatë javëve të fundit i është dashur të ndalet sërish për të rikuperuar një dëmtim.

Fatmirësisht periudha e pushimit për të ka marrë fund dhe 25-vjeçari dje u kthye në stërvitje, teksa e tregoi këtë përmes një fotoje të publikuar në Instagram dhe ikonat shoqëruese linin të kuptohej se është rikuperuar plotësisht.

Për ta konfirmuar plotësisht këtë lajm të mirë mendon vetë Lazio. Strakosha është rikuperuar tashmë dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotme me Bayern Munchen, megjithëse vështirë të luajë titullar sonte për shkak të formës jo optimale fizike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!