Arrestohen në flagrancë për vjedhje dhtetasit Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi 34 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë pasi këta shtetas dyshohet se në lagjen “Ujë i ftohtë” i kanë vjedhur portofolin shtetasit K.B.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara si më poshtë:
1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.
2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.
3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.
4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç./abcnews.al