Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“I kam ngrënë dy gjoba”, Basha takim me bizneset në Tiranë: Nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj

schedule10:15 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:15 - 23 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me biznese e qytetarë në njësinë administrative nr.7 në Tiranë.

Gjatë bisedës me liderin e opozitës qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre si edhe mungesën e vëmendjes së shtetit nga qeveria.

“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet…po,ku kemi ne të paguajmë kaq shumë. Apo kemi punë kaq shumë! Në kohën e pandemisë ne kemi rënë shumë, shumë, shumë keq! Kemi rënë aq keq, sa me zor nxjerrim bukën e gojës. Qiraja po, dritat po në stratosferë.



Po pse rriten dritat dhe uji o djalë? A ka populli, pensionisti? Ka mundësi me i pagujt? Kaq di me thënë, më shumë nuk di nëna. Kam dhe burrin invalid edhe rri 2 orë sa për të shkuar për të bërë bukë. Torturohemi gjithë ditën, shkurt muhabetit. I kam ngrënë dy gjoba. Sa hapa dyqanin, po pija kafe me shoqet, vjen njëri hapur e kisha kafen, harrova ta shkruaj atë të shkretë, për një raki më vunë 500 mijë lekë gjobë”, tha një qytetare.

Ndërkohë Basha  theksoi se më 25 prill të gjithë duhet të bëhen bashkë për t’i rikthyer Shqipërisë shpresën dhe ndryshimin.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve. 

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit.

Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot. Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë”, tha më tej Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!