Një luan në kopshtin zoologjik të Osnabruck në Gjermani ka sulmuar një punëtore, kur ajo hyri të pastrojë kafazin e tij.
Sipas deklaratës së policisë gjermane2 5-vjeçarja, me sa duket kishte harruar të mbyllte një derë lidhëse në kafazin e luanit.
Kur vuri re gabimin e saj, kafsha papritmas iu afrua dhe e plagosi me putrën e tij. Vajza u dërgua menjëherë në spital.
“Kujdestarja e kafshëve aktualisht nuk rrezikon të humbasë jetën e saj dhe po trajtohet në spital. Ne i urojmë të gjitha të mirat dhe shpresojmë të jetë më mirë së shpejti. Të pesë kafshët ishin në mbyllje dhe të siguruara në çdo kohë,” thuhet në njoftimin e kopshtit zoologjik.