Merkel dhe Macron do të takohen pas një jave në Paris. Presidenti francez dhe kancelarja gjermane do të diskutojnë për çështje të ndryshme ndërsa në fokus do të jetë Brexit dhe reformat në BE.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen të premten e ardhshme më 7 Shtator në Francë për të diskutuar mbi çështjet kryesore evropiane. Të dy udhëheqësit do të trajtojnë në mënyrë të veçantë çështjet e emigracionit; burim i tensionit mes disa shteteve anëtare, Brexit dhe zonën e euros.
Negociatat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, të planifikuara deri në fund të Marsit 2019, përbëjnë një nga çështjet e nxehta të takimit. Londra dhe Brukseli duhet të arrijnë një marrëveshje me Këshillin Evropian deri më 18 Tetor, por diskutimet ende po pengohen nga çështja e mprehtë e kufirit midis Irlandës së Veriut, që preket nga Brexit dhe Irlandës, një vend anëtar Bashkimit Europian.
Takimi i radhës në lidhje me çështjen Brexit është planifikuar për në 20 Shtator në Salzburg të Austrisë, ku do të mbahet një samit informal gjatë së cilës kryeministri britanik Theresa May do të përpiqet të bindë partnerët e saj evropianë, në një kohë kur shqetësimi është në rritje mbi rreziku i një dalje brutale dhe pa tranzicion të vendit të saj./abcnews.al