Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Turqi, ku një person i cili është hedhë nga dritarja e një hoteli duke zënë poshtë edhe një kalimtar.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Çaglayan në Stamboll, ku një person me probleme mendore, i cili ishte futur fshehurazi në një hotel është hedh nga dritarja për të shpëtuar nga punonjësit.
Ndërkohë në momentin e hedhjes ai ka zënë poshtë vetes dhe një kalimtar të rastit. Ndër të tjera mësohet se nga ngjarja është plagosur ai dhe kalimtari i rastit. /abcnews.al