Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi të kontribuojë për paqe dhe stabilitet

schedule14:44 - 31 Gusht, 2018

schedule 14:44 - 31 Gusht, 2018

Komisioneri Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit PErëndimor. Sipas tij është ende shumë herët për të folur për detajet e një akordi të mundshëm.

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Hahn,  ka dhënë një porosi të qartë sa i përket zgjidhjes së mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket progresit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, nënvizoi se është shumë herët të flitet për detajet.

Johannes Hahn, komisioner i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë: “Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve. Progres është bërë, por është shumë herët të diskutohet për detajet. Por është e qartë që çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të kontribuojë për paqe dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Këtë deklaratë Hahn e ka bërë në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë të Austrisë. Ndërkohë, deri më tani zyrtari i Brukselit nuk ka pranuar që të komentojë propozimin e korrigjimit të kufijve, gjë e cila është konsideruar shumë e rrezikshme nga vende të ndryshme ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!