Nuk do të ketë nevojë të karantinoheni kur të hyni në Poloni nëse keni një test që tregon se jeni negativ, sipas një deklaratë nga ministri i shëndetësisë të vendit, Adam Niedzielski.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në fundjavë sipas ministrit dhe këto rregulla do të zbatohen “në kufirin jugor dhe perëndimor. Ministri nënvizoi kërcënimin e paraqitur nga variantet e reja të Covid që janë zbuluar në Poloni dhe parashikoi një rritje të numrit të infeksioneve në muajt e ardhshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi regjistroi 3890 raste dhe 17 viktima, nddërkohë numri i të rikuperuarve nga Covid ka shkuar në 1,384,373.
Numri i të infektuarve në Poloni është 1,642,658, ndërsa numri i viktimave 42,188. /abcnews.al