EKSKLUZIVE/ Rama fut opozitën në listat e PS-së, Abcnews.al zbulon dy emrat e parë: Qarku ku kandidojnë

schedule11:11 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:11 - 22 Shkurt, 2021

Kryeministri Rama i hapi rrugën kandidimit të deputetëve të opozitës së re në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u shpreh se gjithçka në lidhje me emrat do të vendoset pas vlerësimeve të bëra nga drejtuesit e qarqeve.

Ylli Shehu, u fut në Kuvend nga listat e LSI-së

Abcnews.al mëson dy nga deputetët e opozitës së re, të cilët do të kandidojnë me Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, ish-deputet i LSI-së si edhe Reme Lala, e cila e mori mandatin e saj nën siglën e PDIU-së në Dibër.

Reme Lala, u fut në Kuvend nën siglën e PDIU-së

Të dy ata, siç bën me dije gazetarja Esiona Konomi do të kandidojnë në qarkun e Tiranës.

Lista e opozitarëve që do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste është edhe më e gjatë se kaq. Gazetarja Esiona Konomi po përgatit një speciale me emrat, prapavijën e këtij vendimi si edhe qarqet se ku opozitarët do të kërkojnë vota për maxhorancën, e cila do të transmetohet në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në ABC. /abcnews.al