Frikë te Napoli për Osimhen, pëson traumë në kokë dhe shtrohet në spital

schedule23:15 - 21 Shkurt, 2021

schedule 23:15 - 21 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, nuk e mbylli në vetëdije duelin e sotëm kundër Atalantës. Nigeriani ra në mënyrë të çuditshme në minutën e fundit të takimit, pas një përplasje me Cristian Romeron dhe goditi pjesën e pasme të kokës me tokën.

Për të mos rrezikuar më shumë me shëndetin e tij, sulmuesi u dërgua në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo për t’iu nënshtruas disa analizave të mëtejshme. Mësohet se 22-vjeçari ka pësuar një traumë në kokë, por ditën e nesërme do t’i nënshtrohet disa testeve të tjera.

Madje, Osimhen do të qëndrojë në spital mbrëmjen e sotme për t’u mbajtur nën vëzhgim nga mjekët. Kujtojmë që ai ka patur probleme të shpeshta që kur është transferuar tek Napoli dhe mesa duket sërish do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!