Rey Manaj po kalon një moment të mirë, teksa ka shënuar sërish dy gola dhe kjo ka ndodhur në 45 minuta lojë. Sulmuesi lushnjar realizoi pas 20 minutash lojë me Barcelonën B, me një goditje me kokë.
Ai ndëshkoi L Hospitalet edhe në minutën e 44-t, me penallti, duke i çuar shifrat në 3-0 për katalanasit, ndërkohë që ka edhe 45 minuta lojë.
Gol de Rey Manaj! 1-0. #FCBMasia pic.twitter.com/COjc7LNcPp
— ■neurophate (@neurophate_) February 21, 2021
Një tjetër shqiptar që po shkëlqen është Bernard Berisha. Anësori i dha skuadrës së Akhmat Grozny kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Rusisë, duke shënuar gol pas 19 minutash lojë.
Skuadra e tij triumfoi në transfertë kundër Rostov me rezultatin minimal 0-1. Në fushë nga fillimi ishte edhe Ali Soëe, ish-sulmuesi i Skënderbeut. Rivalët e Berishës mund të barazonin në fund, por nuk e shfrytëzuan një penallti që u akordua në favor të tyre. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1363554405468033025