Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ City i pandalshëm, Sterling mjafton për fitoren e 18-të radhazi

schedule19:24 - 21 Shkurt, 2021

schedule 19:24 - 21 Shkurt, 2021

Manchester City nuk ndalet as në Londër. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 0-1 përballë Arsenalit, duke arritur suksesin e 18-të radhazi në të gjithë kompeticionet.

Goli i fitores u realizua nga Rahem Sterling në minutën e dytë. Kros i Mahrez nga krahu i djathtë, fluturim me kokë i sulmuesit anglez dhe topi në rrjetë.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Manchester City në kuotën e 59 pikëve, dhjetë më shumë se Leicesteri ndjekës. Arsenali vijon të renditet në mesin e tabelës dhe është larg objektivave.

Në dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Premier League, u regjistrua i njëjti rezultat. West Ham mposhti 2-1 Tottenham, ndërsa Leicester City fitoi 1-2 në fushën e Aston Villa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!