Rita Ora dhe partneri i saj Romain Gavras thuhet se janë ndarë pasi qëndruan larg njëri-tjetrit për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Dyshja, të cilët kanë qenë në një lidhje prej gjashtë muajsh, raportohet se kanë marrë këtë vendim “për shkak të distancës mes tyre”.
Një burim tha për gazetën britanike “The Sun” se kanë një raport të mirë dhe pse nuk janë më bashkë. Ky vendim vjen në një kohë kur këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt Australisë, pasi do të jetë trajnerë në “The Voice”.
“Mjerisht, për shkak të kufizimeve, ata u ndanë nga njëri-tjetri pas një kohe të gjatë dhe puna e Ritës në Australi do t’I mbante sërish larg”, tha burimi. Regjisori francez u shpreh pak kohë më parë për “Dail Mail” se ishin ende bashkë, ndërsa e përshkroi autoren e hitit “Anywhere” si një njeri të shkëlqyer.
Kujtojmë që muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin e Ritës, pasi u përball me kritika të shumta për thyerjen e rregullave anti-covid. Festa e paligjshme që organizoi për 30 vjetorin e lindjes, i kushtoi Ritës shumë, pasi përpos faktit që u gjobit me një vlerë për 10 mijë paundësh, ajo është larguar dhe nga “The Masked Singer”. /abcnews.al