Përfundon 0-2 ndeshja Atletico Madrid-Levante, rezultat që rihap garën për titull në La Liga. Ekipi i Diego Simeones e ka ulur ritmin në ndeshjet e fundit dhe sot regjistroi disfatën e dytë në kampionat.
Diferenca me Real Madrid është gjashtë pikë dhe gara për kreun është bërë interesante në Spanjës. Tre pikë fantastike për Levanten, që iu fal golit të Jose Morales pas gjysmë ore lojë.
FINAL #AtletiLevante 0-2
¡El @LevanteUD vence al líder de #LaLigaSantander! ?#ResultadosLS #HayQueVivirla pic.twitter.com/h6t4uZjQJY
— LaLiga (@LaLiga) February 20, 2021
Kapiteni mposhti Jan Oblak me një gjuajte nga brenda zonës, që u devijuar nga një mbrojtës i Atleticos. Vendasit tentuan në fraksionin e dytë, teksa gjetën rrjetën në minutën e 60-të.
Goli i anulua për pozicion të parregullt. Atletico nuk i ndali sulmet, por golin e gjeti ekipi mik, që dyfishoi me anë të Jorge de Frutos në minutën e pestë shtesë.
Fitore e madhe e Levantes që është ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Atletico do të përballet me Chelsea mesjavën e ardhshme në Champions. /abcnews.al


