Nga Erblina Mile
Ekspertët e sqarojnë rritjen drastike të vdekjeve në tremujorin e fundit me Covid. Klodian Muço sqaron se shifrat e INSTAT janë disa herë më të larta se ato që raporton ministria për disa shkaqe.
Sipas pedagogut shumë qytetarë që kanë humbur jetën gjatë pandemisë në shtëpi nga Covid nuk janë reflektuar në shifrat zyrtare, ndërsa një pjesë e të sëmurëve kronikë kanë lënë pas dore mjekimin e sëmundjeve dhe në shumë raste kanë humbur jetën.
Alarmante situata e rritjes së vdekjeve gjatë 2020 paraqitet sidomos për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.vetëm në 3 muajt e fundit sipas ekspertit përkeqësimi vlerësohet me 5.6%.
Po ashtu edhe në tregun e punës po vërehet një ulje e personave të kualifikuar.
INSTAT ka publikuat treguesit demografik për vitin e kaluar ku vërehet se shtesa natyrore e popullsisë ëshët negative pasi ka pasur më shumë vdekje sesa lindje.Ndërkohë që tremujori i fundit ka pasur një nivel të frikshëm të vdekjeve me një rritje prej 73.3% ose 3900 qytetarë më shumë se mesatarja e disa viteve.Por ministria për tre muajt e fundit raporton vetëm 793 viktima nga covid duke lënë në pikpyetje se nga humbën jetën mbi 3 mijë shqiptarë./mv.abcnews.al