Vaksinimi kundër Covid-19, “South Park” rikthehet me episodin special

schedule15:02 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:02 - 20 Shkurt, 2021

“South Park” do të rikthehet pas një viti me një episod të veçantë muajin e ardhshëm.

Regjisorët Trey Parker dhe Matt Stone kanë deklaruar se po sjellin “Specialen e Vaksinimit” për admiruesit.

Ndjekur nga episodi “Speciali i Pandemisë”, episodi i ri do të paraqesë qytetarët që tentojnë të sigurojnë vaksinat kundër Covid-19, shkruan NME.

Episodi i ri vjen pas konfirmimit për datën e premierës së sezonit të 24 të serive të animuara, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë./abcnews.al