Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sancho apo Haaland? Dortmund vendos se kë do të mbajë e kë do të shesë!

schedule09:36 - 21 Shkurt, 2021

schedule 09:36 - 21 Shkurt, 2021

Duket se në merkaton e verës do të ketë lëvizje te Borussia Dortmund. Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland janë dy nga emrat më të përfolur në kohët e fundit dhe drejtuesit verdhezinjë do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Megjithatë, sipas raportmit të “Bild” ata e kanë një ide se çfarë do të bëjnë me yjet e tyre. Mësohet se gjermanët preferojnë të shesin anësorin anglez dhe të vazhdojnë të mbajnë në ekip një bomber si Haaland.

 

Klubet më të mëdha të Europës po monitorojnë me kujdes situatën e të dy lojtarëve, por mesa duket Dortmund është i vendosur për të mos e shitur norvegjezin.

Kujtojmë që për këtë të fundit më i interesuari ka qenë Real Madrid, ndërsa për Sanchon është Manchester United që e kërkon me ngulm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!