Manuel Locatelli mësohet të jetë një nga shënjestrat e Juventusit në merkato. Bardhezinjtë kërkojnë të investojnë në lojtarë të rinj dhe ish-milanisti është një prej tyre.
Agjenti i mesfushorit të Sassuolos, Stefano Castelnuovo ka folur së fundmi për mediet, duke konfirmuar se Juventusi e donte në verë 23-vjeçarin dhe zbulon se një lëvizje e tillë mund të konfirmohet në merkaton e ardhshme.
“Juventus ishte i interesuar ta blinte atë gjatë verës, por klubet nuk arritën një marrëveshje. Mund të ndodhë. Manuel po bën mirë me Sassuolon, ai nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij.
Jam i lumtur që ai ka bërë debutimin e tij me kombëtaren e Italisë dhe gjithçka është ende e mundur me Juventusin, mbase ne do të jemi më me fat në verë”, u shpreh agjenti. /abcnews.al