Spitalet plot, çdo orë një i shtruar, numri i pacientëve me COVID kapërcen mbi 600

schedule18:33 - 19 Shkurt, 2021

schedule 18:33 - 19 Shkurt, 2021

Cdo orë nga një i shtruar me koronavirus në spitalet COVID. Ky është bilanci i publikuar nga ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në Shqipëri, ku u arrit edhe numri rekord i viktimave.

Dje ishin 594 pacientë në spitalet covid, ndërsa sot +24, duke kapërcyer në 618 të shtruar. 36 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar.

Sot u shënuan 19 viktima duke arritur rekordin e fataliteteve të regjistruar vitin e kaluar. Por shqetësim mbetet fakti që numrat që prej fundit të muajit janar vijojnë që të jenë në rritje alarmante.

Sot procesi i vaksinimit u shtri dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!