Mbi 15 mijë raste me Covid dhe 353 viktima në 24 orët e fundit në Itali

schedule17:18 - 19 Shkurt, 2021

schedule 17:18 - 19 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 15,479 raste të reja me Covid, nga 297,128 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 353 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 95,253 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa sa i përket vaksinave autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga e hëna në të enjte janë bërë 82 mijë doza duke regjistruar rritje graduale sa i përket procesit të vaksinave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!