Kryeministri britanik Boris Johnson, deklaroi se vendeve të varfra do t’i dhurohen vaksina për koronavirusin.
Ai u shpreh se nëpërmjet këtij vendimi synohet që të arrihet imunizimi i banorëve ndaj Covid, në vendet më të varfra.
Ndërkohë zëvendës ministri i Jashtëm James Cleverly, tha se ende nuk është vendosur se kur apo si Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të dhurojë doza të vaksinës, duke shtuar se është vendim që pritet të realizohet.
/abcnews.al/