Kreu i qeverisë Edi Rama tha se porti i mallrave në Vlorë do të kthehet në port turistik që do i ngjajë një panairi.
“Projekti për kalimin e portit ekzistues në port turistik është gati. Në të njëjtën kohë të vazhdojë ndërtimi i portit të mallrave. Projekti do të zbatohet, është çështje muajsh. Aty do kemi një port peshkimi. Një situatë tjetër me restorante peshku.
Do vijnë njerëzit aty siç i ka gjithë bota. Ajo është sikur shkon në një panair. Jo sikur shkon në një pellg në mesjetë. Në Vlorë më vjen mirë që të kemi mundësinë ta themi që projektet janë tani në fazën finale dhe kalojnë në kantiere. Nuk janë vetëm një letër”, tha Rama./mv.abcnews.al