Nuk mungojnë reagimet kritike dhe jo vetëm, për situata të ndryshme nga kryeministri Edi Rama, por këtë mbrëmje ai ka zgjedhur një postim ndryshe.
Nëpërmjet një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram” me dy aktorët binjakë, Rama shkruan: “Dy binjakë dhe një fant spathi♣”.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri ka ndjekur nga afër punimet në Vlorë, në Lugomare2, ndërsa bëri me dije se së shpejti pritet të përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike si dhe ajo për fëmijë dhe këtë sezon turistik Vlora do të ketë një plazh të ri publik, me 5 yje.
/abcnews.al/