Monolog nga Robert Aliaj: Korrupsioni, pse është kaq e vështirë në Shqipëri të thuash “nuk dua të jap lekë”

schedule21:08 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:08 - 18 Shkurt, 2021

Monolog nga Robert Aliaj

A e dini çfarë ndodh kur një individ i korruptuar, as kapet dhe as dënohet?
Qindra të tjerë inkurajohen që të bëjnë të njëjtën gjë dhe korrupsioni kthehet në një normë morale që e praktikojnë një shumicë që rritet në mënyrë eksponenciale.

Pandëshkueshmëria bën që qytetarët të dezertojnë nga të qenit qytetarë të ndershëm, dhe korrupsioni nuk është më problem i një Qeverie, një Parlamenti apo një partie… Korrupsioni bëhet sistemik, dhe askush nuk ka interes ta luftojë atë.
Pushteti, korrupton.
Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Dhe askush, as ti, nuk i thua dot jo!

Sidomos, kur nga ai rryshfet varet biznesi yt, e ardhmja e fëmijëve të tu, ose jeta e njerëzve që ti do më shumë.

Ne kemi arritur në pikën ku gjëja më e vështirë në Shqipëri është të thuash “nuk dua të jap lek…”
Sistemi, nuk na lë më asnjë mundësi tejtër.

A kemi prekur fundin? A jemi në pikën ku të gjithë janë të korruptuar, dhe nuk ka më asnjë njeri të ndershëm për të luftuar korrupsionin?

Ka vetëm një mënyrë për ta ditur.
Shiko brenda vetes!
Unë vazhdoj të acarohem kur shoh padrejtësi e korrupsion. Po ti? A revoltohesh?

Shqipërinë po e tërheqin zvarrë drejt moçalit, por, revolta juaj është shenja që shqiptarët nuk mund të jetojnë përjetësisht të lyer në llum.

Ka shumë të korruptuar… por ka dhe një Shqipëri të mirë!
Unë besoj tek ajo!
Ka një Shqipëri të mirë!   /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!