Policia Rrugore ka proceduar penalisht shoferin një autobusi të linjës së transportit publik, për shkak se nuk ka përdorur rreth-rrotullimin për tu kthyer, por ka zgjedhur të kthehet në mes të rrugës, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas autoriteteve shtetasi S.N., është proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, shtetasi S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafik ndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobuzit dhe të drejtuesit të tij.
Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.
/abcnews.al/