Ky është zbulimi i fundit që ka për qëllim turizmin hapësinor

schedule11:59 - 18 Shkurt, 2021

schedule 11:59 - 18 Shkurt, 2021

Shumë kompani po zhvillojnë raketa për të dërguar turistë në hapësirë, por teknologjia më e fundit është një “tollumbace masive”. Kompania spanjolle Zero 2 Infinity planifikon ta arrijë këtë duke përdorur një tollumbace heliumi me përmasa 420 metra në diametër.

Udhëtimi do të zgjasë për gjashtë orë, mes së cilave një orë në hapësirë dhe një orë për t’u kthyer në Tokë. Pasagjerët do t’u duhet të kryejnë një trajnim sigurie për dy ditë. Përdorimi i saj ul në mënyrë dramatike kostot, duke lejuar që udhëtimet të kushtojnë vetëm 132.000 dollarë.

Një numër i kompanive të hapësirës po zhvillojnë raketa për të qenë të parët që dërgojnë turistë në orbitë, por ardhësi i ri i fundit në garë planifikon ta bëjë këtë me një tullumbace masive

Zero 2 Infinity nuk është e vetmja kompani që kërkon të përdorë balona si helikë në hapësirë. Kompania e Elon Musk, SpaceX si dhe Blue Origin kanë për qëllim turizmin hapësinor. SpaceX tashmë ka regjistruar tre civilë për një udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Blue Origin po planifikon gjithashtu udhëtime por kushtojnë rreth 200.000 dollarë. /abcnews.al

Zero 2 Infinity ka punuar për idenë që nga themelimi në vitin 2009, por po i afrohet hapjes së shitjeve të biletave për publikun për 132,483 dollarë - ndërmarrjet e tjera nuk po paguajnë më pak se 250,000 dollarë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!