Komisioneri i rrethit të Sardenjës, Christian Solin njoftoi se së shpejti turistët që hyjnë në ishull duhet të pajisen me testin e negativ të Covid, ose pasaportë vaksinimi.
Ai deklaroi se ky kontroll do të nisë para fillimit të verës, ndërsa shton: “Situata epidemiologjike në rajonin tonë po përmirësohet, por në të njëjtën kohë ne duhet të mbrohemi nga mutacionet e reja të koronavirusit”, u shpreh ai gjatë një interviste.
Më tej ai theksoi se duhet të miratohet një model për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe aktivitetit ekonomik, gjë e cila mund të sigurohet nëpërmjet pasaportës së vaksinimit”, tha Solin.
/abcnews.al/