I porsalinduri vdes nga Covid-19 në Izrael, u infektua nga placenta

schedule15:38 - 17 Shkurt, 2021

schedule 15:38 - 17 Shkurt, 2021

Një foshnjë e porsalindur në Izrael ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas mjekëve foshnja ishte infektuar nga placenta.

Nëna e foshnjës, një 29-vjeçare u shtrua në spital pasi kishte ethe. Ajo rezultoi pozitive me covid dhe pas testeve të bëra pas lindjes u zbulua gjithashtu se dhe foshnja ishte e infektuar.

Është rasti i parë që një foshnjë infektohet nga placenta me covid në Izrael dhe një rast i rrallë në botë, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë së vendit. Nëse nëna do të ishte vaksinuar, kur ishte 3 muajshe, foshnja do të kishte shpëtuar tha njëri prej mjekëve.

Izraeli është i vetmi vend deri më tani që ka treguar sukses në shkallën e vaksinimit, duke demonstruar gjithashtu se dy doza të vaksinës Pfizer mund të ulin rrezikun e sëmundjes me 94% për personat mbi 55 vjeç./abcnews.al

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!